Skip to content
6 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA METOR KIKIA – Një replikë modeste për Berishën me Andi Mustafajn në PD…

ShkodraWeb 6 November, 2026
mustafaj berisha kikia 2026

Andi Mustafaji, një nga të rinjtë në PD, kishte shkruar sot mbi një “narrativë të imponuar” lidhur me kërkesat publike për largimin e Sali Berishës nga drejtimi i PD-së.

Arsyetimi i Andit është i drejtë. Askush nuk ka të drejtë t’i imponojë një partie se kë duhet të ketë kryetar.

“Ne nuk kërkojmë largimin e Ramës si kryetar i PS-së, por si kryeministër. Atëherë, pse kërkojnë të tjerët largimin e Berishës?”, pyet ai me të drejtë.

“Vetëm pushteti vendos mbi jetën time”, thotë ai. “Një parti në opozitë nuk vendos asgjë mbi askënd”. Edhe unë kështu mendoj.

I dashur Andi!

Unë jam një nga ata që publikisht kam kërkuar, më shumë se shumë herë, tërheqjen e Berishës. Jo si kryetar i partisë, por, si pasojë e kësaj, si kandidat për kryeministër.

Si kryetar partie, ai nuk më intereson, pasi unë nuk jam anëtar i PD-së. Por si pretendent për kryeministër, po. Kryetari është i juaji, kryeministri i të gjithëve.

Unë kërkoj dorëheqjen e Ramës si kryeministër, por jo si kryetar partie, pasi pas dorëheqjes nga detyra e kryeministrit ai nuk do të ishte më një kandidat për kryeministër. Të paktën për ca kohë.

Berisha si kryetar partie sot, më intereson po aq sa të gjithë kryetarët e 170 partive të tjera. Por Berisha si kandidat potencial për kryeministër më intereson. Dhe kur “narrativa publike” kërkon largimin e Berishës, ka parasysh Berishën si kandidat për kryeministër.

-Disa, sepse nuk e duan sërish Berishën kryeministër.
-Disa të tjerë, sepse mendojnë se, duke qenë ai kandidat për kryeministër, PD vjen dot në pushtet, duke i shërbyer kështu indirekt Ramës.

Unë vetë bëj pjesë në të dyja grupet. Dhe mendoj se kjo duhet t’ju shqetësojë edhe juve aty në PD. Ju të rinjve të paktën. Ju mund të ndiheni mirë në opozitë. Por vendi dhe shoqëria kanë nevojë ulëritëse për ndryshime të thella. /Nga Mentor KIKIA, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: NGA DOM MARK PASHKJA – Kisha e martirëve, nevoja e profecisë dhe tundimi i mediokritetit…!

TË FUNDIT

mark pashkja martiret 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Kisha e martirëve, nevoja e profecisë dhe tundimi i mediokritetit…!

ShkodraWeb 6 November, 2026
lista nations league nentor 2026

Dy sfidat e fundit për Nations League, trajneri Maran publikon listën e futbollistëve të Kombëtares

ShkodraWeb 6 November, 2026
arrest dvp shkoder 2026

EMRI – Arrestohet në Vau Dejës 71- vjeçari, do të ekstradohet në Itali ku është dënuar me 9 vjet burg…

ShkodraWeb 6 November, 2026

TË FUNDIT

  • NGA METOR KIKIA – Një replikë modeste për Berishën me Andi Mustafajn në PD… 6 November, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Kisha e martirëve, nevoja e profecisë dhe tundimi i mediokritetit…! 6 November, 2026
  • Dy sfidat e fundit për Nations League, trajneri Maran publikon listën e futbollistëve të Kombëtares 6 November, 2026
  • EMRI – Arrestohet në Vau Dejës 71- vjeçari, do të ekstradohet në Itali ku është dënuar me 9 vjet burg… 6 November, 2026
  • NGA FILIP ÇAKULI – Nga Kaini te Kanuni dhe një shtet inekzistent…. 6 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 5 nëntor 2026… 6 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 6 nëntor 2026… 6 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 6 nëntor 2026… 6 November, 2026
  • FOTOLAJM – “Kushdo që e bëri, do ta paguajë shumë shtrenjtë”, dhunohet sërish gazetari Elton Tozaj, nxjerr foton nga spitali 5 November, 2026
  • SPAK jep pretencën për autorët që thurën planet e vrasjes së Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit… 5 November, 2026
  • VIDEO – Vazhdon pastrimi i kanaleve kulluese, përfundojnë 1.8 km në Shirq e Darragjat të Dajçit… 5 November, 2026
  • “Vajzat janë jashtë rrezikut për jetën”, aksidenti në Dajç, Spitali Rajonal i Shkodrës: Asnjëra nuk ka nevojë për gjak 5 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

mustafaj berisha kikia 2026

NGA METOR KIKIA – Një replikë modeste për Berishën me Andi Mustafajn në PD…

ShkodraWeb 6 November, 2026
mark pashkja martiret 2026

NGA DOM MARK PASHKJA – Kisha e martirëve, nevoja e profecisë dhe tundimi i mediokritetit…!

ShkodraWeb 6 November, 2026
lista nations league nentor 2026

Dy sfidat e fundit për Nations League, trajneri Maran publikon listën e futbollistëve të Kombëtares

ShkodraWeb 6 November, 2026
arrest dvp shkoder 2026

EMRI – Arrestohet në Vau Dejës 71- vjeçari, do të ekstradohet në Itali ku është dënuar me 9 vjet burg…

ShkodraWeb 6 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.