Kryesore

Çfarë po fsheh Rama? Mali i Zi lë pas Shqipërinë në rrugën drejt BE-së

19:57 - 06.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mali i Zi po avancon me ritme të rrufeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke mbyllur edhe dy kapituj të tjerë të negociatave, atë për lëvizjen e lirë të mallrave dhe sigurinë ushqimore.

Me këtë vendim, Podgorica ka mbyllur përkohësisht 23 nga 33 kapitujt e negociatave, duke e lënë shumë pas Shqipërinë, e cila deri më tani ka mbyllur vetëm 4 kapituj.

Diferenca mes dy vendeve ka arritur tashmë në 19 kapituj, ndonëse të dyja i kanë hapur të gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian.

Përtej propagandës së dhunshme të Edi Ramës, i cili tashmë përpiqet ta lidhë fatin europian të Shqipërisë me fatin e tij politik, shifrat tregojnë një realitet tjetër.

Distanca me Malin e Zi është ndoshta pasqyra më e qartë e hendekut mes retorikës së qeverisë dhe progresit konkret në procesin e integrimit.

Sipas raportit të fundit të Komisionit Europian, Mali i Zi mund t’i përfundojë negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2026, nëse përmbush reformat e kërkuara.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.