Ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka publikuar një mesazh provokues në rrjetet sociale, duke ushqyer më tej zërat për përplasje brenda mazhorancës dhe për një krisje me kryeministrin Edi Rama.
Përmes një fotografie me simbolikë revolucionare, Spiropali ka shkruar fjalët “Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”.











