everia ka nxjerrë në konsultim publik projektligjin për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, me disa shtesa dhe ndryshime mbi ligjin e vitit 2018 që është aktualisht në fuqi, me qëllim rritjen e kontrollit mbi ndërhyrjet dhe zhvillimin në territoret me vlera kulturore dhe krijimin e mekanizmat të rinj financiarë e administrativë për ruajtjen e trashëgimisë. Për herë të parë, përfshihet instrumenti i Vlerësimit të Ndikimit në Trashëgimi për të analizuar ndikimin e planeve, programeve, projekteve dhe ndërhyrjeve mbi pasuritë kulturore, me synim ndalimin e ndërhyrjeve pa standard që rrezikojnë monumentet. Kështu, përpara miratimit të projekteve që mund të prekin monumentet, zonat historike apo pasuritë e mbrojtura, do të duhet të vlerësohen ndikimet e mundshme mbi vlerat historike, autenticitetin dhe integritetin e tyre.