
Një tjetër dimension i Big Brother VIP Kosova 5 vjen përmes ekranit me “Big Talk”, emisionit të ri që do të moderohet nga Loredana Brati dhe që nis transmetimin këtë të shtunë, në orën 18:00.
Ky format synon të zbulojë më shumë se çfarë ndodh brenda shtëpisë së BBVK 5, duke sjellë diskutime, prapaskena dhe rrëfime që lidhen me banorët dhe zhvillimet e tyre gjatë këtij edicioni.
Në studio do të mirëpriten familjarë, miq e të afërm të banorëve, si dhe ish-pjesëmarrës nga edicionet e kaluara, të cilët do të ndajnë mendimet, emocionet dhe këndvështrimet e tyre për personazhet që aktualisht janë pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë.
Përmes bisedave dhe historive të veçanta, “Big Talk” synon t’i japë publikut një perspektivë tjetër mbi atë që po ndodh në BBVK 5.