
Kongreseni demokrat i Kalifornisë Robert Garcia deklaronte më 4 shtator, dy muaj para zgjedhjeve afatmesme, se nëse Demokratët do merrnin kontrollin e Kongresit, dhëndri i Trump, Jared Kushner dhe zv.shefi i kabinitetit asokohe, Stephen Miller, do ishin objektivat parësorë për t’u hetuar.
Të njëjtën deklaratë Garcia e ka bërë edhe dy ditë më parë, teksa paralajmëron katër hetime ndaj administratës Trump.
Në zgjedhjet afatmesme, Demokratët korrën një fitore dërrmuese ndaj Republikanëve duke marrë kontrollin e Kongresit dhe Senatit.
Përveç Kushner e Miller, Kongresmenë e Senatorë demokratë kanë pohuar në deklarata mediatike se anëtarët e familjes Trump dhe administrata e tij do ishin objektiva të menjëhershme hetimi.
