
Shahu në Shqipëri pritet të ketë një mbështetje të re, me synimin për ta bërë këtë sport më të pranishëm në jetën shkollore dhe në komunitet.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton se shahu tashmë ka shtëpinë e tij.
Sipas Ramës, ky zhvillim shënon një hap të rëndësishëm për komunitetin shahistik, ndërsa paralajmërohet edhe një buxhet i dedikuar për shtrirjen e shahut në sa më shumë shkolla në vend.
Nisma synon të nxisë interesin e të rinjve për këtë lojë strategjike, e cila ndihmon në zhvillimin e përqendrimit, mendimit logjik dhe aftësive analitike.