Huamarrja dhe huadhënia ka qenë, është dhe do të jetë gjithnjë pjesë e përditshmërisë së mijëra personave në të gjithë botën.
Disa marrin para për të investuar, të tjerë për të përballuar shpenzimet e jetesës apo për të zgjidhur një emergjencë familjare. Por ajo që ndonjëherë nis si zgjidhje e përkohshme, shpesh kthehet në një barrë të rëndë dhe me pasoja afatgjata, sidomos kur humbet besimi dhe lindin konflikte.
Si në rastin e 36-vjeçarit nga Pogradeci, Erton Lena, i cili i dha hua 7000$ mikeshës së tij H.D. Gjithçka u bë me kontratë noteriale, por kjo kontratë nuk u respektua asnjëherë nga pala huamarrëse.
“Zonja më ka kthyer 3000 $ me Western Union, nga korriku në tetor të vitit të kaluar, 2025, pra mbas 3 muajsh e gjysmë”, shprehet ai, duke treguar se sa herë mundohej ta takonte, ajo i shmangej.
“Veç dëmit financiar dhe dëmit moral e psikologjik, të gjitha. Kam patur edhe nusen shtatzënë, kemi patur shumë probleme”, tregon ai.
Gjatë përballjes me gazetarin Freard Rista, zonja H.D. premtoi se ai borxh do të shlyhej shumë shpejt, duke argumentuar se mosshlyerja kishte ardhur si pasojë e problemeve financiare që ajo kishte patur. Dy javë pas premtimit që bëri, zonja H.D. e shleu pjesën e mbetur të borxhit që kishte ndaj Erton Lenës.
© SYRI.net