“Jam krenar që jam amerikan”, Papa Leo voton në zgjedhjet në SHBA

Papa Leo ka bërë të ditur se ka vendosur të votojë përmes postës në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në atë që konsiderohet një rast historik për një udhëheqës të Kishës Katolike.

Papa i parë i lindur në SHBA tha të premten se ndihet krenar që është shtetas amerikan dhe se dëshiron ta përmbushë detyrimin e tij qytetar.

“Jam krenar që jam amerikan dhe që e ushtroj këtë të drejtë”, tha Leo për një gazetar në bordin e avionit që po e transportonte nga Roma drejt Uruguait, ku po nis një vizitë 12-ditore në Amerikën e Jugut.

Leo, i lindur në Çikago me emrin Robert Prevost, besohet të jetë Papa i parë që voton në një zgjedhje laike gjatë kohës që mban këtë post.

Paraardhësit e tij, përfshirë Papa Françeskun, i cili ishte me origjinë nga Argjentina, kishin zgjedhur të mos merrnin pjesë në procese të tilla zgjedhore.

Zyrtarët lokalë në kontenë Will, në jug të Çikagos, kishin konfirmuar javën e kaluar se Papa kishte kërkuar një fletëvotim përmes postës për zgjedhjet e mesmandatit.

Ndërkaq, Vatikani, më 30 tetor, kishte bërë të ditur se Papa beson në të drejtën dhe detyrimin e qytetarëve për të marrë pjesë në proceset demokratike.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika