“Live me Luizin”/ Dritan Shakohoxha: Mund të jem i vetmi shqiptar që s’kam lënë shtet pa marrë bar dhe s’më kanë arrestuar

06/11/2026 22:54

Këtë mbrëmje, në “Live me Luizin”, ishte i ftuar Dritan Shakohoxha.

Duke folur për profesionin dhe pasionin e tij, komentimin e ndeshjeve, Shakohoxha ka treguar një detaj interesant që e ka si “ritual” kur shkon në stadiumet e botës për të ndjekur dhe komentuar ndeshjet.

Ai thotë se merr pak bar nga stadiumi, si një shenjë kujtimi.

“Unë mund të jem i vetmi shqiptar që s’kam lënë shtet pa marrë bar dhe s’më kanë arrestuar kurrë. Në çdo stadium, shkulja pak bar dhe e merrja për ta ruajtur si kujtim”, tregoi ai.

“Kush ka barin më të mirë? Pyes për një shok”, e pyeti Luizi me humor.

“Maracana”, iu përgjigj ai, duke iu referuar stadiumit të Brazilit.

Top Channel