Celebrities Showbiz

Luiz Ejlli sërish në një film me Olta Gixharin? Frederik Ndoci bën zgjedhjen e papritur!

Në “Live me Luizin” në Top Channel ka qenë në një intervistë ndryshe këngëtari Frederik Ndoci ku ka treguar shumë detaje nga jeta e tij artistike dhe ajo personale.

Këngëtari këmbëngul që veten e gjen dhe pëlqen të jetë te muzika, pavarësisht se edhe aktrimi ka qenë pjesë e karrierës së tij artistike. Ai provon të aktrojë edhe situata që Luizi ia improvizon aty për aty. Në pozicionin e regjisorit ai pëlqen që Luizin dhe Oltën ta shohë sërish në një film bashkë.

Pjesë nga biseda në studio:

Luiz Ejlli: Ti je regjisor dhe të duhet një burrë, që e duan të gjithë, kujt ia kishe dhënë, rolin?

Frederik Ndoci: Sot për sot je ti.

Luiz Ejlli: Kush do ishte partnerja e tij në film?

Frederik Ndoci: Kë të duash ti tash e mbrapa…(qesh) mua më pëlqen edhe ajo që ke luajtur rolin ti.

Luiz Ejlli: Për Oltën e ke?!

Frederik Ndoci: Po.