Të shtëna me armë në Athinë, plagoset në bark 36-vjeçari shqiptar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 07.11.2026, 08:28

Një 36-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Kolonos, në Athinë të Greqisë. Ai u gjet brenda automjetit të tij, në rrugën Lenormand, me një plagë plumbi në bark. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30 të së premtes, pas një telefonate në polici nga një banor i zonës, i cili raportoi për të shtëna me armë zjarri.

I plagosuri u transportua me ambulancë drejt spitalit, ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, në kuadër të hetimeve, policia ka arrestuar dy persona, të cilët po merren në pyetje për të sqaruar përfshirjen e tyre në ngjarje.

Në vendin e ngjarjes u gjetën dy gëzhoja, ndërsa autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e sulmit. Deri më tani nuk ka një version zyrtar mbi shkakun e të shtënave apo lidhjen e mundshme mes personave të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit