Komuna e Istogut ka njoftuar se në fshatin Rakosh është përuruar Shtëpia e Fshatit, një objekt i ri që do të jetë në shërbim të banorëve të kësaj ane.

Në ceremoninë e përurimit morën pjesë nënkryetari i Komunës së Istogut, Genc Ademaj, dhe banorë të fshatit, të cilët shënuan hapjen e objektit me prerjen simbolike të shiritit.


Me këtë rast, nënkryetari Ademaj uroi banorët për këtë hapësirë të re, duke theksuar rëndësinë e saj për organizimin e takimeve, aktiviteteve dhe organizimeve të ndryshme të komunitetit.

Sipas njoftimit të komunës, Shtëpia e Fshatit do të shërbejë si pikëtakim për banorët dhe do të kontribuojë në zhvillimin e jetës shoqërore në këtë lokalitet. /Telegrafi/