Ka nisur procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës së Partisë Demokratike në Korçë. Anëtarët e kësaj force politike janë paraqitur në selinë lokale të PD-së për të votuar mes dy kandidatëve që garojnë për drejtimin e partisë në këtë qytet.
Në garë janë Harito Zoti dhe Mikel Dishnica, të cilët synojnë të marrin drejtimin e degës së PD-së në Korçë.
Sipas listës zyrtare, rreth 4,800 anëtarë kanë të drejtë vote dhe mund të marrin pjesë në këtë proces për të zgjedhur kryetarin e ri.
Votimi pritet të vijojë gjatë gjithë ditës, ndërsa pas përfundimit të procesit do të nisë numërimi i votave dhe më pas do të bëhet publik emri i fituesit që do të drejtojë degën lokale të Partisë Demokratike në Korçë.
© SYRI.net