Presidenti i Paraguajit shkarkohet nga detyra dhe arrestohet
Një krizë e rëndë financiare dhe politike ka tronditur Paraguain, duke çuar në shkarkimin dhe arrestimin e presidentit Santiago Peña, pas kolapsit të bankës Ueno, e cila kishte lidhje të mëparshme biznesi me kreun e shtetit.
Senati i Paraguait votoi me 44 vota pro dhe asnjë kundër për shkarkimin e Peña-s, ndërsa një senator mungoi në votim. Presidenti i Senatit, Basilio Núñez, deklaroi se ai u shpall fajtor për “kryerje neglizhente të detyrave”.
Pas vendimit, autoritetet vendosën ish-presidentin në arrest shtëpiak, në pritje të paraqitjes së tij përpara prokurorisë.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, Peña po hetohet për dyshime mbi shkelje të besimit, ushtrim të ndikimit dhe keqpërdorim të fondeve. Senatorët e kanë akuzuar gjithashtu për konflikt interesi, ndërhyrje në mbikëqyrjen rregullatore dhe mbulim të parregullsive financiare që lidhen me bankën qendrore.
Peña, i cili deri në vitin 2025 zotëronte aksione në kompaninë mëmë të bankës Ueno, ka mohuar çdo shkelje. Avokati i tij, Ricardo Preda, i ka cilësuar akuzat si të pabazuara dhe oportuniste.
Çfarë ndodh nëse fiken të gjitha dritat? Ky është plani për një ngjarje ‘Black Sky’
Shërbimi Sekret Amerikan arreston një person pranë Shtëpisë së Bardhë me ‘armë të shumta’ në automjet
SHBA-ja ofron 20 milionë dollarë për informacione lidhur me programin bërthamor të Iranit
- 12:57 Inteligjenca artificiale parashikon çfarë duam të blejmë, edhe kur nuk e dimë vetë
- 12:54 Protestuesit e PD marshojnë drejt Kryeministrisë
- 12:43 Minstri i jashtëm italian në shënjestër të hakerëve: Të dhënat e mia personale u publikuan në “dark web”
- 12:13 Vuçiç humbi pushtetin, por jo retorikën për Kosovën! Këndon këngën nacionaliste: Nuk e heqin dot Kosovën nga shpirti im
- 12:10 Rrezik shembjeje në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi në Elbasan, Instituti i Ndërtimit: Të qëndrohet 30 metra larg
- 12:04 Reportazhi i prestigjiozes britanike: Kullat shekullore të Shqipërisë po zgjohen nga harresa, aty ku mikpritja mbetet e shenjtë