Sekuestrohen 77 kg lëndë narkotike në Shkodër/ Arrestohen dy vëllezër, në kërkim djali i njërit prej tyre! Personat, pjesë e një grupi kriminal

Dy vëllezër, 49 dhe 57-vjeç janë arrestuar nga policia e Shkodrës, ndërsa në kërkim është shpallur djali 24-vjeçar i njërit prej tyre. Sipas policisë, personat dyshohet se janë  pjesëtarë të grupit kriminal të goditur gjatë operacionit të mëparshëm “Polinomi”.

Ndërkohë në kuadër të operacionit “Polinomi 2” u vunë në pranga vëllezërit Gj. Sh., 49-vjeç, banues në fshatin Abat dhe K. Sh., 57-vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, si dhe u shpall në kërkim djali i 57-vjeçarit, shtetasi K. Sh., 24-vjeç.

Të lidhura

None found

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesën e 49-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 66.8 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në thasë, 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, 1 pushkë pneumatike, municion luftarak për armë zjarri dhe armë gjahu, aksesorë armësh, 1 shkop metalik, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 peshore elektronike dhe 3 pajisje optike (2 kamera dhe 1 monokular).

Njoftimi:

DVP Shkodër/Goditje të njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet pas 4 muajsh hetime me metoda proaktive nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, operacioni i koduar “Polinomi 2”.

Sekuestrohen rreth 77 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë pneumatike, municion luftarak për armë zjarri dhe gjahu dhe sende të tjera të kundërligjshme që i shërbenin veprimtarisë kriminale.

Vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër), shpallet në kërkim djali i njërit prej tyre, të dyshuar si pjesëtarë të grupit kriminal që u godit gjatë operacionit “Polinomi”, i zhvilluar disa ditë më parë.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të operacionit të koduar “Polinomi”, u finalizua operacioni i koduar “Polinomi 2”.  Në kuadër të këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Gj. Sh., 49-vjeç, banues në fshatin Abat dhe K. Sh., 57-vjeç, banues në fshatin Grudë e Re (vëllezër), si dhe u shpall në kërkim djali i 57-vjeçarit, shtetasi K. Sh., 24-vjeç, banues në fshatin Grudë e Re.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesën e 49-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 57-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 66.8 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në thasë, 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë, 1 pushkë pneumatike, municion luftarak për armë zjarri dhe armë gjahu, aksesorë armësh, 1 shkop metalik, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 peshore elektronike dhe 3 pajisje optike (2 kamera dhe 1 monokular).

Vijon puna për kapjen e 24-vjeçarit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.


Shtuar më 7.11.2026 09:26

güvenilir bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişproductos-dagustokahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş