Studentët thërrasin protestë kombëtare në orën 14:00, opozita zhvillon tubim para Kryeministrisë
Studentët do të zhvillojnë këtë të shtunë një protestë kombëtare në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit, ku pritet të marrin pjesë të rinj nga qytete të ndryshme të vendit.
Protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve, pedagogëve dhe të gjithë të interesuarve që t’u bashkohen, ndërsa vijojnë të kundërshtojnë ofertën e kryeministrit Edi Rama për dialog. Kreu i qeverisë ka publikuar edhe një platformë online, përmes së cilës synon të komunikojë me studentët.
Të rinjtë kanë kërkuar gjithashtu që qytetarët të mos ndikohen nga paralajmërimet për gjoba apo masa policore ndaj pjesëmarrësve në tubime.
Në mbështetje të studentëve janë shprehur edhe pedagogë, të cilët kanë bërë publike solidaritetin e tyre me kërkesat e protestuesve.
Ndërkohë, edhe partitë opozitare kanë njoftuar pjesëmarrjen në aktivitetet e sotme. Partia Demokratike ka thirrur mbështetësit e saj në një tubim para Kryeministrisë, në orën 12:00, dy orë përpara protestës së studentëve.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e së shtunës, në mbështetje të studentëve.
Gjatë një konference për mediat, Berisha e cilësoi protestën studentore si një kauzë që tejkalon bindjet politike dhe u bëri apel qytetarëve të mbështesin të rinjtë, duke vlerësuar guximin dhe vendosmërinë e tyre.
Protesta e orës 14:00 pritet të mbledhë studentë dhe qytetarë nga i gjithë vendi, ndërsa më herët opozita do të zhvillojë tubimin e saj para Kryeministrisë.
Shkodër, sekuestrohet drogë, armë dhe municione. Arrestohen 2 vëllezër, 1 në kërkim (EMRAT)
“U kthye i shpërfytyruar nga ariu dhe qëlloi veten me armë”, gazetari: Djali dhe bashkëshortja e viktimës mbrojnë njëri-tjetrin
Çfarë sinjali dha ambasadori amerikan? Milori: Po i qëndron linjës së tij
- 09:23 Presidenti i Paraguajit shkarkohet nga detyra dhe arrestohet pas skandalit të bankës dixhitale
- 09:18 Shkodër, sekuestrohet drogë, armë dhe municione. Arrestohen 2 vëllezër, 1 në kërkim (EMRAT)
- 09:14 Franca përballet sërish me protesta, “jelekëverdhët” bëjnë thirrje për “mosbindje masive”
- 09:09 Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD Korçë, kush janë 2 kandidatët në garë
- 08:22 Rama publikon pamjet e sofrës së gurtë para Kryeministrisë, qytetarët e kthejnë në pikë pushimi dhe fotografish
- 08:01 Frikë për katastrofë bërthamore? Irani shpërndan tableta jodi dhe udhëzime mbijetese, përgatitet për një sulm të ri amerikan