Korçë/ Qindra qytetarë nisen drejt Tiranës në mbështetje të studentëve për protestën kombëtare

10:17, 07/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qindra qytetarë nga qarku juglindor janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita në mbështetje të studentëve.

Pjesëmarrës nga disa bashki të rajonit, përfshirë Korçën, Maliqin, Pogradecin, Devollin dhe Ersekën, janë bërë pjesë e lëvizjes drejt kryeqytetit, ku pritet të zhvillohet tubimi opozitar.

Sipas informacioneve paraprake, qytetarët janë nisur nga zona të ndryshme të qarkut.

Qindra qytetarë nga juglindja pritet t’i bashkohen protestës në Tiranë në mbështetje të studentëve, duke iu përgjigjur thirrjes së opozitës për pjesëmarrje në tubimin e sotëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco