Vlorë, Policia Rrugore aksion në disa pika të qytetit, fokus gjobat e papaguara dhe shkeljet rrugore

7 Nëntor 2026 | 10:24

Policia Rrugore ka nisur një aksion të gjerë kontrollesh në disa pika të qytetit të Vlorës, me fokus evidentimin e automjeteve me gjoba të prapambetura dhe drejtuesve që shkelin rregullat e Kodit Rrugor.

Kontrollet po zhvillohen në disa akse, ndërsa një prej pikave është ngritur në hyrje të qytetit, ku efektivët ndalojnë automjetet dhe verifikojnë dokumentacionin dhe sjelljen e drejtuesve në rrugë.

Në fokus të aksionit janë drejtuesit që nuk përdorin rripin e sigurimit, ata që përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit, si dhe personat për të cilët ka dyshime për përdorim të lëndëve narkotike.

Gjithashtu, sipas informacioneve, kontrollet përfshijnë edhe verifikimin e automjeteve për sende të kundërligjshme që mund të mbahen në brendësi të tyre.

Aksioni pritet të vijojë për disa ditë me radhë, ndërsa deri më tani raportohet për një numër të lartë gjobash të vendosura për parregullsi dhe shkelje të Kodit Rrugor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK dërgon për gjykim 16 persona, dyshohet se trafikuan 60.7 tonë kokainë drejt Europës

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona, mes tyre Franc Gergely, i njohur si Franc Çopja, të cilin e identifikon si...
10:07 | 07/11/2026

Studentët thërrasin protestë kombëtare në orën 14:00, opozita zhvillon tubim para Kryeministrisë

Studentët do të zhvillojnë këtë të shtunë një protestë kombëtare në orën 14:00, para Ministrisë së Arsimit, ku pritet të marrin pjesë të rinj nga...
09:31 | 07/11/2026

Shkodër, sekuestrohet drogë, armë dhe municione. Arrestohen 2 vëllezër, 1 në kërkim (EMRAT)

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Polinomi 2”, në vijim të aksionit “Polinomi”, të zhvilluar disa ditë më parë, duke goditur një tjetër...
09:18 | 07/11/2026