Saturday / November 7 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Nga Vendi

Tabaku: Shqiptarët paguajnë më shumë taksa, paratë shkojnë për PPP dhe projekte të qeverisë

Share Share Icon

Në “Këndin e fundjavës”, deputetja e PD kundërshton përparësitë e shpenzimeve publike dhe kërkon një sistem fiskal të parashikueshëm, që mbështet punën, sipërmarrjen dhe prodhimin vendas.

Rritja e taksave nuk po përkthehet në shërbime më të mira për qytetarët, ndërsa paratë e buxhetit drejtohen te kontratat koncesionare dhe projektet e parapëlqyera të qeverisë.

Ky është qëndrimi i deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në “Këndin e fundjavës”, kushtuar projektbuxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2027.

Tabaku e vendos debatin te fatura që paguajnë familjet: taksa më të larta, por edhe shpenzime nga xhepi për shëndetësinë dhe arsimin. Sipas saj, buxheti nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve për këto shërbime.

“Kur shpenzimet janë më të ulëta për shëndetësinë, më të ulëta për arsimin, familja paguan, sigurisht, vetë ato që nuk i mbulon shteti”, shprehet ajo.

Deputetja kundërshton rritjen e TVSH-së në 21%, përfshirjen në këtë skemë të bizneseve me xhiro nga 5 milionë lekë e sipër dhe rritjen e tatimit mbi dividendin. Ajo argumenton se këto masa shtojnë kostot për sipërmarrjet dhe presionin mbi çmimet, në një ekonomi ku prodhimi vendas përballet me vështirësi.

Përballë këtyre nevojave, Tabaku rendit fondet e parashikuara, sipas saj, për projektin “Smart City”, Bankën e Zhvillimit dhe pagesat për inceneratorin e Tiranës. Ajo ngre shqetësimin se detyrimet nga partneritetet publike-private po kufizojnë hapësirën për financimin e sektorëve që u shërbejnë drejtpërdrejt qytetarëve.

“I hiqet shëndetësisë, i hiqet arsimit, i hiqet zhvillimit të bujqësisë, i hiqet ekonomisë prodhuese, i hiqet qytetarëve”, deklaron Tabaku.

Si alternativë, deputetja propozon hartimin e një kodi fiskal dhe një marrëveshje të re me biznesin, që të garantojë rregulla të qarta dhe taksa të parashikueshme. Sipas saj, puna, dija dhe investimet nuk duhet të përballen me ndryshime të papritura të barrës fiskale.

Tabaku kërkon gjithashtu që shpenzimet publike t’i japin përparësi arsimit, shëndetësisë, bujqësisë dhe mbështetjes së prodhimit vendas. Ajo e lidh këtë kërkesë me pakënaqësinë ekonomike të qytetarëve, duke theksuar se protestat shprehin edhe shqetësimin për taksat, pensionet dhe koston e jetesës.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Kostoja e protestave, përtej auditorëve bosh

Ndërsa në Serbi, lëvizja studentore arriti të përmbysë përmes votës një pushtet shumëvjeçar, Tirana u shoqërua sërish me përplasje dhe të rinj të p...

14 hours më parë 24 Min Lexim

Efektet e “izolimit” të tregtisë së mishit me Brazilin

Pas kufizimit të importeve nga Brazili për mishin e gjedhit dhe të shpendëve, industria përpunuese rrezikon të përballet edhe me kufizime për mishi...

14 hours më parë 20 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!