Anëtarësia e Partisë Demokratike në Fier po voton sot, 7 nëntor, për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës lokale.
Gazetari i Syri TV, Xhemil Behari, ka raportuar nga qendra e votimit, ku ka konstatuar interes të lartë të demokratëve për të marrë pjesë në procesin zgjedhor.
Në garë për drejtimin e degës së PD-së në Fier janë pesë kandidatë: Ardian Ferro, Enkelejda Veliu, Fation Semanjaku, Gentian Koçi dhe Festim Metaj.
Procesi i votimit ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe do të vijojë deri në orën 18:00, kur pritet të mbyllen kutitë e votimit.



