LAJMI I FUNDIT/ Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt

07/11/2026 12:26

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje tjetër kirurgjikale në këmbën e thyer për shkak të përkeqësimit të gjendjes së saj.

Mësohet se pas një ekzaminimi të kryer sot në spitalin memorial të Fierit, mjekët i kanë rekomanduar kryerjen e operacionit.

Dyshimet serioze për përkeqësimin e gjendjes së këmbës së tij bien mbi vonesat e pajustifikuara dhe moslejimin e Veliajt për t’u ekzaminuar në kohën e duhur dhe në spitalin e kërkuar prej tij.

Top Channel