Demokratët kanë nisur marshimin nga selia e Partisë Demokratike në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës së paralajmëruar kundër qeverisë.
Ajo që vihet re është se kreu i PD Sali Berisha nuk është i pranishëm në protestë. Më herët ai u ka bërë thirrje qytetarëve të të gjitha moshave dhe bindjeve politike të bëhen pjesë e tubimit, në mbështetje të studentëve.
Ndërkohë, në orën 14:00, studentët do të zhvillojnë protestën e radhës kombëtare përpara Ministrisë së Arsimit. Pas mbi 160 ditësh protestë, studentët kanë paralajmëruar se do të vijojnë qëndresën, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
