Dy të moshuar kanë mbetur të plagosur pas dhunës së ushtruar nga djali i tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e premte në fshatin Rrushkull të njësisë administrative të Manzës në Durrës. Policia thotë se është njoftuar përmes një telefonate për një incident në familjen Kaçuli, ku djali 37 vjeçar ka goditur me sende të forta prindërit e tij, babain 72 vjeç dhe të ëmën 69 vjeçe. Nga plagët, dy të moshuarit kanë pësuar dëmtime të mëdha dhe janë shoqëruar fillimisht për në Spitalin e Durrësit. Pas ndihmës së parë, 72 vjeçari është transportuar drejt Traumës në Tiranë për të marrë mjekim më të specializuar pasi ka pësuar dëmtime të rënda në pjesën e kokës.