Një tjetër goditje ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje është shënuar në Shkodër. Policia thotë se pas katër muajsh hetime ka finalizuar operacionin e koduar “Polinomi 2”, ku janë sekuestruar rreth 77 kilogramë kanabis, armë zjarri, municion dhe pajisje të tjera. Në pranga kanë rënë dy vëllezërit, ndërsa djali 24-vjeçar i njërit prej tyre është shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë Gjovalin Sheja, Kujtim Sheja dhe i shpalluri në kërkim Kristjan Sheja. Personat në fjalë banues në Abat dhe Grudë e Re dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kultivonin drogën në zona të thella të qarkut dhe pasi e përpunonin e tregtonin atë me shumicë dhe pakicë.