Një nga të rinjtë që i është bashkuar protestës së PD, për mikrofonin e SYRI TV deklaroi se studentët duhet të bashkohen me këtë lëvizje.
“Unë kam marrë pjesë në të gjitha protestat studentore, po pa dyshim që edhe protestat e thirrura nga opozita janë kryesore.
Opozita aktuale është e vetmja parti e djathtë në Shqipëri dhe e vetmja parti që mund të suportojë studentët në kërkesat e tyre.
Është e vetmja parti që ka denoncuar korrupsionet dhe padrejtësitë e këtij narkoregjimi në Shqipëri.
Sjellja e policisë ka qenë e pajustifikuar. Dhuna ka qenë e pajustifikuar sepse është përdorur dhunë jo vetëm fizike, por dhe psikologjike dhe në të gjitha format e tjera për të shmangur pjesëmarrjen e studentëve në protestat e studentëve, por edhe në protestat e organizuara nga opozita.
Dua të kujtoj që vetëm para pak kohësh në selinë e PD është hedhur gaz lotsjellës edhe në selinë e PD dhe është ushtruar dhunë.
Qeveria është drejt fundit, prandaj po kalon duke marrë këto masa ekstreme që gjoja të afrojnë studentët. Nuk kanë sesi të bëhen pjesë e dialogut, ndërkohë që ata përdorin gaz, përdorin dhunë, përdorin çdo lloje forme tjetër. Nëse duan dialog, dialogu bëhet me zgjedhje të parakohshme.
Protestat do të vijojnë, por i ftoj të gjithë studentët të bëhen pjesë edhe e protestave të PD, sepse të jemi realisht se është e vetmja forcë opozitare e djathtë në Shqipëri. I bëj thirrje të gjithë studentëve që të bëhen pjesë e PD sepse PD është partia që ka rrëzuar regjimin komunist dhe kjo ka ardhur nga studentët. Pavarësisht propagandës së majtë dhe pavarësisht goditjeve që vijnë nga qeveria ndaj PD, kjo është alternativa e vetme”, tha i riu.
© SYRI.net