Tensione në protestën e studentëve, policia shoqëron një person te Ministria e Arsimit
Protesta e studentëve e zhvilluar këtë të shtunë përpara Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me një incident, pas të cilit një person është shoqëruar në polici.
Ngjarja është regjistruar gjatë tubimit, ndërsa ndërhyrja e uniformave blu ka sjellë shoqërimin e personit, për të cilin deri në këto momente nuk janë bërë publike identiteti apo arsyet që çuan në këtë veprim.
Po ashtu, mbeten të paqarta rrethanat konkrete të incidentit dhe nëse ai ka pasur lidhje të drejtpërdrejtë me zhvillimin e protestës.
Ndërkohë, studentët vijojnë të mbajnë qëndrimin e tyre përpara Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar reagim ndaj problematikave të ngritura prej javësh. Tubimet e tyre janë pjesë e një lëvizjeje protestuese që ka vijuar prej disa kohësh, me kërkesa drejtuar institucioneve përgjegjëse.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



