Tensione dhe përplasje fizike para Ministrisë së Arsimit, protestuesit largojnë një qytetar nga tubimi
7 Nëntor 2026 |
14:44
Tensione janë regjistruar para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë kundërshtuar praninë e një qytetari, duke i kërkuar të largohet nga protesta.
Situata është tensionuar pasi qytetari është afruar pranë tubimit, ndërsa pjesëmarrësit kanë nisur të brohorasin “Largohuni!”, duke kundërshtuar qëndrimin e tij mes tyre.
Debati mes palëve ka agravuar deri në përplasje fizike, duke krijuar momente tensioni në protestën e zhvilluar para Ministrisë së Arsimit.
Nuk është hera e parë që në protestën studentore regjistrohen kundërshtime ndaj personave që tentojnë t’i bashkohen tubimit. Edhe të shtunën e kaluar, protestuesit reaguan ndaj afrimit të personave të tjerë, duke kërkuar që protesta të vijonte pa ndërhyrje.
Lajme të Sugjeruara
Protestuesit e PD mblidhen para Kryeministrisë
Protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike janë grumbulluar para Kryeministrisë. Ata marshuan nga selia blu, të prirë nga deputetët Flamur Noka, Agron Gjekmarka etj., dhe...
Rrezik shembjeje në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi në Elbasan, Instituti i Ndërtimit: Të qëndrohet 30 metra larg
Instituti i Ndërtimit ka dorëzuar raportin paraprak të vlerësimit për pallatin e dëmtuar rëndë nga shpërthimi dhe zjarri në qytetin e Elbasanit, duke ngritur alarmin...
Drejtori i Policisë Hitaj viziton efektivët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër: Sakrifica juaj meriton respekt
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar vizita në Malësinë e Madhe dhe Shkodër, ku ka takuar tre punonjës policie të...
- 14:12 Kompania që po ndërton Tunelin Bazë Brenner në shënjestër të hakerave pro-rusë
- 13:55 Gjermania drejt zgjedhjes së presidentes së parë grua, konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
- 13:49 Zelenskyy: ‘Marrëveshja e madhe’ e shprehur nga Trump mund të jetë ‘e rrezikshme’
- 13:31 Tragjedi në Kaliforni, dy parashutistë humbin jetën pas përplasjes në ajër
- 13:29 SHBA mban të hapur opsionin ushtarak ndaj Iranit, ish-zyrtari i Pentagonit: Trump ka kapacitete të mjaftueshme për të goditur
- 13:26 Kremlini shpall përbërjen e delegacionit rus në samitin e ri trepalësh në Abu Dhabi