Një banderolë gjigante me mbishkrimin “Rama në burg, Berisha në burg” është vendosur nga studentët në kangjellat e Ministrisë së Arsimit, aty ku po zhvillohet protesta kombëtare.
Pjesë e tubimit janë edhe mbështetës të Partisë Demokratike, ndërsa gjatë protestës janë shënuar përplasje mes disa prej tyre dhe protestuesve.
Ndërkohë, deri në këto momente raportohet se dy persona janë shoqëruar në polici.
