E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Nxirret nga nëntoka trupi i pajetë i 62-vjeçarit, vijojnë hetimet për ngjarjen e rëndë në galerinë e kromit në Martanesh

Një 62 vjeçar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në një nga galeritë e kromit në zonën e Martaneshit në Bulqizë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një galeri mineralnxjerrëse në zonën e Batrrës. Burime bëjnë me dije se shtetasi që ka humbur jetën është 62 vjeçari Gëzim Muça, banues në Klos, por nuk dihet se cili ka qenë pozicioni i tij në minierën e kromit, teksa policia thotë se ai ka humbur jetën gjatë punës në një galeri kromi.

Ndërkohë, trupi i pajetë i 62 vjeçarit është nxjerrë nga nëntoka dhe është dërguar për ekspertizë mjekoligjore në Tiranë.

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vërteta të ngjarjes së rëndë.

Reklamë

Brenda këtij viti kanë humbur jetën 2 minator në zonat mineralnxjerrëse të Bulqizës dhe Martaneshit ndërsa kanë mbetur të plagosur disa minator.

Siguria në galeritë e kromit në vendin tonë mbetet një ndër problematikat më të mëdha për shkak të aksidenteve të shumta. Vitet e fundit nga mungesa e fuqisë punëtore kompanitë është dashur të rikthejnë në punë pensionistët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.