Tirana-Teuta në RTSH/ Xhixha dhe Bekaj version “super”, bardheblutë rikthehen te fitorja

Tirana është rikthyer te fitorja falë një super ndeshjeje të Bekajt dhe një asksioni perfekt të përgatitur nga Xhixha dhe të finalizuar nga Daci në të 87′.
Ndeshja e zhvilluar në “Selman Stërmasi” u vendos nga një gol i shënuar në të 87’, por gjatë të gjithë 90’ ishin portierët ata që u morën skenën lojtarëve të tjerë në fushë.
Bekaj ishte deiciz pasi fitoi duelin me sulmuesin e Teutës, Umejiego. Nigeriani gaboi disa gola të sigurt falë edhe zotësisë të portierit të Tiranës.
Nga ana tjetër spikati edhe portieri i miqve, i cili i priti një penallti Kish në minutën e 50’. Bernandoni ishte në një ditë të mirë pasi në të 82′ priti një top të vështirë të goditur nga Daci.
Pas 11 takimesh Tirana renditet e katërta me 15 pikë, pesë më pak se Teuta e vendit të dytë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



