Aktori Mehdi Malkaj, në një prononcim për News24, u shpreh se rëndësi në protesta nuk ka numri i pjesëmarrësve, por cilësia e tyre.
Ai vlerësoi qytetarët që, sipas tij, për herë të parë kanë ngritur kokën kundër udhëheqjes.
“Protestat nuk maten me numra, por me cilësi. Sa cilësi ka populli shqiptar, që për herë të parë ngriti kokën kundër udhëheqjes. Nëse ne do të bëjmë dashuri me ‘1-shin’, do të kemi këto probleme. Kam 25 vite që protestoj dhe kam thënë çfarë më ka dashur qejfi”, u shpreh Malkaj.
