Kronikë
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, makina del nga rruga, lëndohet shoferi 83 vjeçar

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, ku një automjet ka dalë nga rruga. Në mjet ndodhej vetëm drejtuesi, 83-vjeçari Musa Sula, i cili ka marrë dëmtime të lehta.
Për nxjerrjen e tij nga automjeti është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. I moshuari është transportuar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Testi i alkoolit ka rezultuar negativ, ndërsa policia po heton për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




