Live/ Pas përplasjeve me demokratët dhe policinë, protestuesit boshatisin Rrugën e Durrësit! Turma zhvendoset drejt Kryeministrisë

07/11/2026 16:16

Protesta e tretë kombëtare e Partisë Demokratike në mbështetje të studentëve nisi e qetë dhe me strategji të re. Deputetët bënë një hap pas, ndërsa të rinjtë e forumit i prinë marshimit.

Qetësia e bulevardit, por edhe e demokratëve, u prish nga ky qytetar, i cili provokoi mbështetësit e PD-së me thirrjet “Berisha në burg”.

Ky nuk ishte incidenti i vetëm. Me një parullë ku shkruhej “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët ua bënë të qartë demokratëve se ishin të paftuar në protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit.

Ndonëse nuk ishte student, një qytetar u kërkoi demokratëve të qëndronin larg studentëve.

Kundërpërgjigjja e demokratëve ishte e ashpër. Përzunë dhunshëm edhe qytetarin e dytë që i provokoi.

Deputetët demokratë nuk u larguan, por qëndruan në fund të protestës, duke vëzhguar nga larg mbështetësit që përplaseshin me ata që kërkonin që kryetari i tyre të ishte në burg.

RReth ores 15:40 protestusti u vunë flakën dy kazanëve të mbeturinave, policia u përgjigj me spraj dhe gaz lotsjellës.

“Largohuni”/ Protestuesit e PD-së tentojnë të hyjnë në protestën e studentëve, përplasje fizike mes pjesëmarrësve

Top Channel