Përplasjet Hamilton-Leclerc te Ferrari, Vasseur: Të sillen si profesionistë.
Ndryshimet në motor do të kushtojnë shtrenjtë për tre yjet e Formula 1. Dy pilotët e Ferrarit do të humbasin nga 10 pozicione në start, ndërsa kampioni i Red Bull do ta nisë garën nga fundi i pistës.
Surpriza dhe penalitete të rëndësishme përpara Çmimit të Madh të Brazilit në Formula 1. Lewis Hamilton, Charles Leclerc dhe Max Verstappen do të penalizohen për shkak të ndërhyrjeve në njësitë e tyre të fuqisë, duke komplikuar ndjeshëm objektivat e tyre për garën.
Dy pilotët e Ferrarit, Hamilton dhe Leclerc, do të humbasin nga 10 pozicione në vijën e nisjes. Të dy do të përdorin një njësi të re të motorit me djegie të brendshme (ICE), duke tejkaluar kufijtë e lejuar nga rregullorja dhe duke u penalizuar automatikisht.
Situata është edhe më e vështirë për Max Verstappen. Kampioni i Red Bull do të niset nga fundi i grilës, pasi skuadra ka vendosur të ndryshojë të gjithë njësinë e fuqisë pas problemeve të shfaqura gjatë provave të lira të së premtes. Kështu, tre prej emrave më të mëdhenj të Formula 1 do ta kenë shumë më të vështirë në Brazil. Penalitetet mund të ndryshojnë ndjeshëm strategjinë e garës dhe të hapin mundësi për rivalët në luftën për një rezultat sa më të mirë.
Top Channel