Aktualitet

Përshkallëzon protesta te Ministria e Arsimit, pas përplasjes me mbështetësit e PD-së, u vihet flaka kazanëve, hidhen gurë kundër policisë, efektivët përgjigjen me ujë

Protesta e tretë kombëtare e Partisë Demokratike në mbështetje të studentëve nisi e qetë dhe me strategji të re. Deputetët bënë një hap pas, ndërsa të rinjtë e forumit i prinë marshimit.

Qetësia e bulevardit, por edhe e demokratëve, u prish nga ky qytetar, i cili provokoi mbështetësit e PD-së me thirrjet “Berisha në burg”.

Ky nuk ishte incidenti i vetëm. Me një parullë ku shkruhej “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët ua bënë të qartë demokratëve se ishin të paftuar në protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit.

Ndonëse nuk ishte student, një qytetar u kërkoi demokratëve të qëndronin larg studentëve.

Kundërpërgjigjja e demokratëve ishte e ashpër. Përzunë dhunshëm edhe qytetarin e dytë që i provokoi.

Deputetët demokratë nuk u larguan, por qëndruan në fund të protestës, duke vëzhguar nga larg mbështetësit që përplaseshin me ata që kërkonin që kryetari i tyre të ishte në burg.

RReth ores 15:40 protestusti u vunë flakën dy kazanëve të mbeturinave, policia u përgjigj me spraj dhe gaz lotsjellës.