Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati 4-katësh në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës, duke shkaktuar panik te banorët.

Si pasojë e situatës, është bërë evakuimi i banorëve të pallatit. Tetë persona kanë pësuar asfiksi dhe lëndime të ndryshme, ndaj janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, menaxhimin e situatës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Kjo ngjarje vjen pas shpërthimit që ndodhi në pallatin në Elbasan, pak ditë më parë.

Lajm në përditësim...