Dy makina ujëhedhëse dhe dhjetëra efektivë policie janë angazhuar për të shpërndarë protestuesit.
Siç shihet edhe në pamjet me dron makinat e reja ujëhedhëse janë të angazhuar dhe po hedhin masivisht ujë me presion për të larguar qytetarët.
Protesta është zhvendosur para kryeministrisë, studentë e qytetarë janë shprehur se dorëheqja e kryeministrit Edi Rama është kërkesë e panegociueshme.
