Ku ka humbur Flor Mumajesi? Menaxheri i VIP-ave: Kërkohet shumë, kur të dal do thyej rekord! Gazetarja: Jam bërë vëlla gjaku me të

“Zhdukja” e Flor Mumajesit, jo vetëm nga skena, por edhe nga Youtube me fshirjen e këngëve, ka shtuar kuriozitetin e njerëzve.
Të shumë janë ata që e kërkojnë një rikthim të artistit të mirënjohur.
“Në club Flori kërkohet. Nuk ka ditë që nuk kërkohet. Në momentin që del Flori, do jetë rekord”, tha menaxheri i VIP-ave Xhani Demnika.
Ndërkohë që gazetarja Dasara Karaiskaj ka treguar se me Florin është bërë vëlla gjaku që prej vitit 1998 dhe ka qenë pranë tij gjithmonë, në çdo kohë dhe çdo vështirësi.
“Unë në ’98 punoja në radio. Ai kishte grupin The Dreams. Unë nuk kam njohur vetëm Florin, kanë qenë të 3. Edhe nga të 3 çunat, Flori erdhi me energji dhe tha sa artikulim që ke ti. Ditën që jemi takuar në radio, kemi mbaruar dhe jemi bërë vëlla gjaku. Bëmë bashkë 25 lekë dhe blemë një byrek me gjizë dhe e ndamë bashkë. Jemi bërë bashkë që ditën e parë që jemi njohur. Unë kam qenë pranë tij gjithmonë, edhe në momentet më të vështira, edhe kur humbi nënën. Kur ishim të vegjël, mami im merrte mamin e Florit në telefon dhe i thoshte ku janë ata të dy”, tha Karaiskaj.




