Del video, polici qëllon sulmuesin që vrau gjashtë persona në Poloni
Pamje dramatike të ndërhyrjes së policisë janë shfaqur në rrjete sociale pas të shtënave të sotme në sheshin kryesor të qytetit në Krakov të Polonisë, ku u vranë gjashtë persona dhe u plagosën më shumë se një duzinë.
Policia polake konfirmoi se sulmuesi u plagos dhe u arrestua gjatë ndërhyrjes.
"Gjashtë persona u vranë dhe më shumë se dhjetë u plagosën në incidentin në sheshin kryesor. Policia plagosi autorin e krimit dhe aktualisht po e transporton atë në spital. Ndërhyrja e shërbimeve në vendngjarje është ende duke vazhduar", njoftoi policia.
A brave Krakow police officer chasing and killing the Krakow terrorist. This man deserves a parade. https://t.co/PaXj0xN9B5
— milkbar (@milkbarpl) November 7, 2026
Policia konfirmoi gjithashtu se midis të plagosurve kishte oficerë policie, por ende nuk ka dhënë detaje rreth lëndimeve të tyre.
Sulmi ndodhi rreth orës 3 të pasdites në qendrën historike të Krakovës, një nga zonat turistike më të vizituara në Poloni.
Sipas një deklarate të policisë, një burrë drejtoi një veturë në sheshin kryesor të qytetit dhe filloi të qëllonte kalimtarët.
Informacioni i parë ishte për dy të vdekur, por policia më vonë konfirmoi se numri i të vdekurve ishte rritur.





























