Kristi Lamaj rrëfehet për herë të parë për komentet negative në rrjet: Big Brother VIP më bëri të njoh veten
Nisi në Top Channel “Urban Gen”, një hapësirë e re debati që vendos në qendër Gjeneratën Z, problematikat, shqetësimet dhe këndvështrimet mbi realitetin social.
Episodi i parë solli një nga fenomenet më shqetësuese të epokës digjitale: “Gjuha e urrejtjes online: Nga komentet tek linçimi publik”.
Në një kohë kur një koment mund të shpërndahet brenda sekondave dhe një video mund të kthehet në objekt gjykimi nga mijëra njerëz, kufiri mes lirisë së shprehjes dhe dhunës psikologjike bëhet gjithnjë e më i diskutueshëm.
Nën moderimin e Kristi Lamajt, të rinjtë e “Urban Gen” përballën mendimet e tyre me të ftuar dhe ekspertë, duke diskutuar mbi pasojat e komenteve negative, presionin për t’u pranuar nga shoqëria, paragjykimet, dhe përgjegjësinë që mbart secili prej nesh pas ekranit.
Përtej përballjes së opinioneve, “Urban Gen” synon të nxisë ndërgjegjësimin dhe mendimin kritik, duke i ftuar të rinjtë të reflektojnë mbi fuqinë e fjalës dhe përgjegjësinë që sjell komunikimi në botën digjitale.
Projekti realizohet nga Fondacioni Dritan Hoxha, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Rinisë , me synimin për të promovuar pjesëmarrjen aktive të të rinjve në debatin publik dhe për të trajtuar çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt jetën dhe të ardhmen e tyre.
Top Channel