Pas gati katër orësh protestë, policia ka shoqëruar sërish disa protestues, këtë herë në afërsi të selisë së Partisë Demokratike.
Sipas raportimeve, disa persona janë shoqëruar nga forcat e policisë, ndërsa efektivët vijojnë kërkimet për identifikimin dhe kapjen e personave të maskuar, të cilët dyshohet se kanë kryer gjithashtu akte dhune.
Ndërkohë, protestuesit janë shpërndarë në katër anët e Unazës, pasi vetëm pak minuta më parë janë tërhequr nga zona pranë Kryeministrisë dhe bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.


