Lajmi i fundit

Dita e 26-të e revoltës studentore: Rama jepe dorëheqjen! Opozita në mbështetje të studentëve

Cigarja e ndezur, shkak për zjarrin në një apartament në Lezhë, banorët asfiksohen nga tymi

18:59, 07/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një cigare e lënë ndezur dhe e harruar nga një banor në një apartament 4-katëesh në Lezhë, është bërë shkak për përfshirjen nga flakët dhe asfiksimin e banorëve.

Zjarri ra rreth orës 16.30, në një pallat banimi në lagjen “Skënderbeg” të Lezhës ka vënë në alarm dhjetëra banorë.

Ngjarja është regjistruar në katin e parë të një pallati 4-katësh, ku flakët kanë përfshirë një apartament dhe më pas tymi është përhapur në të gjithë godinën.

Në banesë ndodheshin kryefamiljari dhe vajza e tij e mitur, ndërsa ndërhyrja e një banori tjetër bëri të mundur njoftimin në kohë të shërbimeve të emergjencës.

Zjarrfikësit mbërritën brenda pak minutash dhe arritën të shuajnë flakët, ndërsa në bashkëpunim me policinë evakuuan banorët, duke kontrolluar apartamentet një nga një.

Për shkak të tymit të dendur, disa persona patën probleme me frymëmarrjen dhe u transportuan në spital. Sipas të dhënave paraprake, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dhoma e gjumit e apartamentit ku shpërtheu zjarri është shkatërruar plotësisht. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Lezhë/Informacion paraprak

Më datë 07.11.2026, rreth orës 16:30, në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, në banesën e shtetasit A. L., dyshohet se, si pasojë e një cigareje të lënë ndezur prej tij, ka rënë zjarr.

Si pasojë e zjarrit, janë shkaktuar dëme materiale në banesën e shtetasit A. L. Zjarri është fikur nga shërbimet e Zjarrfikëses.

Shërbimet e Policisë dhe të Zjarrfikëses kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve të pallatit, duke parandaluar pasoja të mëtejshme.

Për shkak të tymit, disa shtetas, banorë të këtij pallati, kanë shfaqur shenja asfiksimi dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A. L. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco