Lajmi i fundit

Dita e 26-të e revoltës studentore: Rama jepe dorëheqjen! Opozita në mbështetje të studentëve

VIDEO/ Momenti kur autori qëllon nga makina në sheshin kryesor të Krakovit! 6 të vrarë 15 të plagosur!

VIDEO/ Momenti kur autori qëllon nga makina në sheshin kryesor të Krakovit! 6 të vrarë 15 të plagosur!

18:59, 07/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ka shkuar në gjashtë numri i personave që humbën jetën dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri në sheshin e tregut në Krakov të Polonisë pasditen e sotme.

Sipas një deklarate të policisë lokale në rrjetin social X, një person hyri me automjet në shesh rreth orës 15:00 dhe nisi të qëllonte “në mënyrë të rastësishme ndaj njerëzve nga makina e tij”.

Në rrjetet sociale qarkullojnë video ku duket momenti kur autori qëllon nga makina. Pamjet tregojnë një makinë të zezë që kalon nëpër zonën e tregut, ndërsa dëgjohen të shtëna me armë zjarri dhe njerëzit vrapojnë për t’u strehuar. 

Autoritetet bëjnë të ditur se autori i dyshuar ishte shtetas polak dhe veproi i vetëm. Ai u qëllua dhe mbeti i plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në afërsi të sheshit. Sipas policisë, personi ishte i veshur me rroba ushtarake dhe përdori një armë zjarri të gjatë, të tipit ushtarak.

 


 

Mes 15 të plagosurve janë edhe dy efektivë policie. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë, pasi u qëllua tri herë gjatë përplasjes me autorin e dyshuar. Ndërkohë, gjashtë viktimat janë katër gra dhe dy burra.

Ngjarja ndodhi në sheshin kryesor të Krakovit, një prej destinacioneve më të frekuentuara turistike në qytetin e dytë më të madh të Polonisë.

Sipas kompanisë së transportit publik të Krakovit, rreth orës 15:00, një drejtues tramvaji raportoi se automjeti i tij ishte qëlluar nga një person që ndodhej në një makinë në lëvizje, teksa kalonte pranë sheshit kryesor. Nga të shtënat u thye xhami i kabinës së drejtuesit të tramvajit.

Kryeministri polak, Donald Tusk, konfirmoi sulmin pas raportimeve të para në mediat lokale, të cilat iu referuan policisë dhe shërbimit zjarrfikës.

“Ministri i Brendshëm po më informon vazhdimisht për situatën në Krakov, pas të shtënave tragjike”, shkroi Tusk në X, duke shtuar se “policia po heton motivet dhe të gjitha rrethanat e sulmit”.

Më vonë gjatë mbrëmjes, zëdhënësi i qeverisë, Adam Szlapka, deklaroi në X se “ngjarja e sotme në Krakov ka tronditur të gjithë Poloninë”. Ai shtoi se kryeministri Donald Tusk është nisur drejt Krakovit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco