“PD-ja do t’i mbështesë totalisht studentët”, Berisha fton faktorët opozitarë për bashkim kundër Ramës

7 Nëntor 2026 | 20:24

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli në një konferencë për shtyp mbrëmjen e kësaj të shtune, ku komentoi protestën e zhvilluar gjatë ditës. Berisha deklaroi se PD-ja është në mbështetje të plotë të studentëve dhe bëri thirrje për bashkim të qytetarëve dhe faktorëve opozitarë kundër kryeministrit Edi Rama.

Ai akuzoi policinë se ka provokuar protestuesit dhe studentët, duke vepruar, sipas tij, me një skenar kriminal ndaj revoltës studentore. Berisha ftoi qytetarët dhe të gjithë faktorët opozitarë t’i bashkohen kësaj lëvizjeje.

“Sot u faktua se protestuesit dhe studentët u provokuan nga policia, e cila vepron me një skenar kriminal ndaj revoltës studentore. Kam një ftesë për të gjithë: të bashkohemi në mbështetje të studentëve, të bashkohemi pavarësisht nga kundërshtitë që mund të kemi me njëri-tjetrin, pavarësisht nga dallimet që mund të kemi. Të bashkohemi me studentët, të cilët po zhvillojnë një betejë epike kundër së keqes më të madhe të këtij kombi, që e ka emrin Edi Rama. Ju garantoj se Partia Demokratike është vendosur t’i mbështesë totalisht studentët, revoltën e tyre dhe të respektojë të gjithë ata që janë në këtë linjë. Ftoj çdo qytetar të angazhohet në këtë betejë. Bashkimi i të gjithë faktorëve opozitarë duhet të jetë kurora e kësaj lëvizjeje të madhe e të paparë që po zhvillohet në Shqipëri, për t’u ndarë nga ky regjim dhe për t’u përgatitur për një qeveri që do të përgatisë kuadrin ligjor për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Putin merr një mesazh sekret nga Khamenei

Shefi i Këshillit të Sigurisë së Iranit, Mohsen Rezaei, shkoi në Moskë për të përcjellë një mesazh personal nga Ajatollah Khamenei dhe për të diskutuar...
17:18 | 06/11/2026

Cristiano Ronaldo njofton tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka njoftuar tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar, duke i dhënë fund karrierës së tij me kombëtaren e Portugalisë pas 23 vitesh. Futbollisti 41-vjeçar e...
11:37 | 05/11/2026

Teherani: Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur derisa SHBA të plotësojë 7 kushtet

Irani ka deklaruar se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur deri në momentin kur Shtetet e Bashkuara të pranojnë dhe të zbatojnë plotësisht...
09:25 | 05/11/2026