
Pesë persona janë vrarë pas një të shtëne me armë zjarri në Sheshin Kryesor të Tregut në Krakov dhe shumë të tjere janë plagosur, përfshirë oficerë policie, njofton Policia e Małopolska-s.
Duke postuar në X, departamenti i policisë thotë në një deklaratë se rreth orës 15:00 sipas orës lokale, një burrë që kishte hyrë me makinë në shesh filloi “të qëllonte drejt njerëzve të rastësishëm nga makina e tij”.
Autori i krimit u qëllua nga policia dhe po transportohet në spital, thuhet në një deklaratë tjetër. Kryeministri polak Donald Tusk tha se po mbahet i informuar nga Ministri i Brendshëm në lidhje me situatën në Krakovë pas të shtënave tragjike.
Presidenti polak Karol Nawrocki tha se është “thellësisht i shqetësuar nga raportet për ngjarjet tragjike” në Krakovë dhe se mendimet e tij janë me viktimat, të plagosurit dhe familjet e tyre, raporton BBC.
“Unë mbetem në kontakt me autoritetet përkatëse dhe pres një shpjegim të plotë të rrethanave që lidhen me këto ngjarje tragjike”, thotë Nawrocki në një postim në X.
Tom Rose, ambasadori i SHBA-së në Poloni e përshkruan atë si një “sulm të egër dhe vrasës që ka shkatërruar paqen e Polonisë”.
“Ajo që dimë deri më tani është se disa jetë të pafajshme të çmuara u vranë mizorisht një të shtunë pasdite në sheshin qendror historik dhe ikonik të Krakovës”, thotë ai në një postim në X.
“Amerika qëndron me Poloninë në këtë orë të errët, ashtu siç Polonia qëndron me qytetarët e saj të dashur të Krakovës. Kujtesa e bekuar e atyre që humbën jetën sot u lehtësoftë hidhërimin e atyre që vajtojnë.”