Vllaznia rikthehet te fitoret dhe ia del që të thyejë me shifrat 1-0 ekipin e Elbasanit. Uldedaj nderoi shkodranët, me golin e tij në minutën e 45-të.
Në pjesën e dytë, rastet ishin të shumta, por mungoi konkretizimi nga të dy krahët. Vllaznia është në vendin e shtatë me 12 pikë. Ndeshja e radhës është ndaj Partizanit.
Elbasani është në vendin e pestë dhe do të përballet ndaj Dinamos.
