Pamje dramatike nga Polonia, njerëzit ikin mes të shtënave me armë

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe rreth 12 të tjerë janë plagosur pasi një person i armatosur hapi zjarr në qendrën historike të Krakovit, qytetit të dytë më të madh në Poloni, bëri të ditur policia.
Pamje të publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë njerëz duke ikur me vrap, ndërsa në sfond dëgjohen të shtëna me armë.
Në disa prej videove shihen edhe automjete duke kaluar nëpër zonë në momentet e kaosit.
- YouTube www.youtube.com
Pamje të tjera tregojnë situatën pas sulmit, me ekipet emergjente duke intervenuar në vendngjarje, ndërsa në zonë shihen xhama të thyer dhe karrige të përmbysura.
Mbi qendrën e qytetit është parë gjithashtu duke fluturuar një helikopter, ndërsa autoritetet po vazhdojnë operacionin dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.





































