Enkeleda Veliu do të drejtojë degën e PD-së në Fier.
Pasi përfundoi procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Fier, kandidatja Enkelejda Veliu rezultoi se kishte marrë 196 vota, e pasuar me një rezultat të ngushtë nga Ardian Ferro, me 192 vota.
Në votim morën pjesë gjithsej 834 anëtarë, ndërsa Veliaj fitoi me një avantazh të ngushtë. Të pavlefshme rezultuan 8 vota dhe një tjetër e dëmtuar.
Në mesazhin e saj për demokratët, Veliaj ka shprehur fillimisht falënderimet, por edhe angazhimin për të qëndruar pranë çdo demokrati.
"Dua të falenderoj me gjithë zemër demokratët që besuan tek unë. Mesazhi im shkon drejtëpërdrejtë tek demokratët: Bashkë për të çuar para PD-në"
Në garë për kreun e PD ishin 5 kandidatë: Ardian Ferro, Enkelejda Veliu, Fation Semanjaku, Gentian Koçi, Festim Metaj.

© SYRI.net
VIDEO/ Berisha: Ata që tentuan të përçajnë protestën dështuan me turp, PD qëndroi e palëkundur ...
Kedhi: Bashkimi, arma jonë më e fortë përballë autokracisë! Përçarja i shërben vetëm Edi Ramës
Berisha: E kam paralajmëruar Ramën, mos ndërmerr masa shtrënguese se do të përfundojë si dekreti i Ramiz Alisë