Zjarri përfshin tre banesa në Pukë, shtëpitë shkrumbohen nga flakët
Tre banesa të pabanuara janë përfshirë nga një zjarr i fuqishëm mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Fërth, në zonën e Qerretit, në Pukë.
Flakët kanë përfshirë plotësisht banesat, duke shkaktuar shkrumbimin e tyre. Fatmirësisht, bëhet fjalë për ndërtesa të braktisura, ndaj nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e zjarrit.
Pas njoftimit për ngjarjen, në vendin e incidentit kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat janë angazhuar për përballimin e situatës dhe shuarjen e flakëve.
Deri më tani, rrethanat e rënies së zjarrit mbeten të paqarta. Pritet që verifikimet nga autoritetet përkatëse të zbardhin shkaqet që çuan në përfshirjen nga flakët të tre banesave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



